Ora News - Vlahutin: Ne nuk bëjmë punën tuaj, të mos ketë të paprekshëm

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin tha se në Shqipëri nuk mund të ketë njerëz të paprekshëm dhe njerëz që blenë drejtësinë. Në prezantimin e operacionit ?Forca e Ligjit?, Vlahutin tha se partnerët ndërkombëtarë nuk mund të bëjnë punën e autoriteteve shqiptarë, por thjesht do ndihmojnë.

Vlahutin: Qytetarëve të Shqipërisë u ka ardhur në majë të hundës nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të kriminalizuara të cilët besojnë se Shqipëria ekziston për të pasuruar ata dhe se ata nuk i detyrohen shtetit apo ndokujt tjetër.

Këta njerëz që shesin Atdheun për shtëpinë janë pak, ata nuk kanë pikë turpi, nuk kanë pikë morali dhe nuk kanë repsekt për këtë vend që i dha jetën. Shumica e madhe e shqiptarëve sot me të njëjtën qartësi si para tre dekadash ka të njëjtin objektiv: Ta jetojnë jetën e tyre me dinjitet ashtu sic bëjnë të gjithë ne Europë.

Ne sëbashku kemi kaluar tre vite impenjative për ta bërë të mundur që reforma në drejtësi ti hapë rrugë institucioneve të reja që do të njëohin vetëm ligjin. Ligji që është i barabartë për të gjithë. Të mos ketë të paprekshëm, të mos ketë njerëz që blejnë drejtësinë apo që e shfrytëzojnë atë me anë të një telefonate.

Tani ju duhet të lëvizni me po kaq vendosmëri ne betejën tjetër të ardhshme tuaj që është lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlahutin-ne-nuk-bejme-punen-tuaj-te-mos-kete-te-paprekshem

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS