Ora News – Idrizi krah biznesit: Ligji i Dhomave të Tregtisë i gabuar, të rregullohet

Ora News Lajme 2016-11-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PDIU ka dalë në mbështetje të biznesit për sa i përket Ligjit të Dhomave të Tregtisë. Kryetari Shpëtim Idrizi, aleat në qeverisje, gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatave të Biznesit tha se ligji duhet rregulluar urgjent. Edhe Shoqata e Bankave argumentoi se ligji shkel të drejtat e biznesit.
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, aleat në qeverisje ka përkrahur shoqatat e biznesit për mosmiratimin e Ligjit për Dhomat e Tregtisë i cili parashikon parashikon anëtarësim të detyruar të biznesit në vend. Idrizi e ka cilësuar qendrimin e qeverisë etatist dhe të gabuar, duke kërkuar të rregullohet menjëherë.
Idrizi: Në vokacionin e partisë tonë është fokusi tek dëgjimi dhe përkrahaj e bzinesit në Shqipëri si i vetmi promotor zhvillues. Qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar duhet të iki nga pozicioni etatist, pro në radhë të parë duhet të jetë në konsultë me bzinesin shqiptar.
Shoqata e bankave argumenton se ligji mbi Dhomat e Tregtis është i papranueshem pasi shkel të drejtat e biznesit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-krah-biznesit-ligji-i-dhomave-te-tregtise-i-gabuar-te-rregullohet/

Share This Video


Download

  
Report form