Ligji i Dhomave të Tregtisë, investitorët e huaj kërkojnë tërheqjen: Taksë e fshehtë- Ora News

Ora News Lajme 2016-02-17

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi i huaj ka kërkuar nga Qeveria të tërheqë ligjin që detyron sipërmarrjen të anëtarësot në Dhomën Shqiptare të Tregtisë. Sipas tyre drafti nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe është një taksë e fshehtë për biznesin. Por kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë argumentoi se një ligj i tillë ekziston në shumë vende europiane dhe është i domosdoshëm për të mbrojtur interesat e sipërmarrjes.
Biznesi i huaj ka kundërshtuar ndryshimin në ligj që detyron sipërmarrjen të anëtarësohen te Dhoma Shqiptare e Tregtisë.
Gjatë dëgjesës me grupet e interesit në Komisionin e ekonomisë, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë deklaroi se kjo është një taksë e fshehtë për biznesin.
Lorenc Gjoni: Duke qenë një pagesë e detyruar e vendosur me ligj, ne duam ta quajmë këtë një taksë. Sepse qeveria po e kërkon këtë pagesë, vetëm sepse nuk e ka emrin taksë. Prandaj kjo është një taksë e fshehtë për biznesin.
Ndërkohë që përfaqësuesja e investitorëve të huaj kërkoi rishqyrtimin e ligjit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ligji-per-dhomat-e-tregtise-jaka-ka-efekt-rregullator-debati-per-pagesen-e-kuotes/

Share This Video


Download

  
Report form