Ora News – Pronat, Qato: Vendimi kushtetueses nuk ndryshon thelbin e formulës

Ora News Lajme 2016-11-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Drejtorja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Sonila Qato ka argumentuar se shfuqizimi i disa pikave të ligjit për trajtimin e pronave nuk ndryshon thelbin e formulës se re te kompensimit. Qato tha se institucioni që ajo drejton do të vijojë punën e nisur.
Qato: Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 5 nuk sjell asnjë pasojë lidhur me metodologjinë e vlerësimit financiar të pronave të njohura për kompensim. Kompensimi i pronarëve do të vijojë sikurse është nisur që në fillim të këtij procesi pa cenuar asnjë elementë të vlerësimeve të bëra deri më tani nga Agjencia e Vlerësimit të Pronave.
Drejtorja e ATP u shpreh se tashmë presin vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese sidomos pas opinionit pozitiv të dhënë nga komisioni I Venecias.
Qato: Jemi të interesuar që njihemi me arsyetimin që do të bëjë Gjykata Kushtetuese në zbardhjen e këtij vendimi, sidomos nga opinioni pozitiv i Komisionit të Venecias, mbi lidhin e trajtimit të pronave dhe proceseve të kompensimit.
Por Partia Republikane, një nga ankimuesit e këtij ligji
kërkon me insistim që Agjencia e Trajtimit të Pronave të ndërpresë shqyrtimin e vendimeve deri në zbardhjen e vendimit të Gjykatës kushtetuese, dhe amendimin e ligjit nga Parlamenti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pronat-qato-vendimi-kushtetueses-nuk-ndryshon-thelbin-e-formules/

Share This Video


Download

  
Report form