Tahiri: Vendimi i Kushtetueses duhet respektuar, zgjedhjet mund të vinë më shpejt se i presim

Ora News Emisione 2020-06-03

Views 0

#tvora #rtvoranews #intervista #editatahiri #kosove #kosove-serbi #dialogu

Vendimi i gjykatës Kushtetuese ka rritur tensionet politike në Kosovë, por ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thekson se palët duhetë të pranopjnë verdiktin e organit më të lartë të shtetit të cilin e kanë zgjedhur vetë.

Tahiri: Respektoj institucionet e shtetit të Kosovës dhe organi më i lartë është Gjykata Kushtetuese ndërsa Kushtetuta është e shenjtë, është baza e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Rendi kushtetues dhe demokratik duhet të respektohet nga të gjithë, këto janë organe të zgjedhura me votën e popullit, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur përmes parlamentit.

Në një intervistë për Rtv Ora, Tahiri thotë se nuk duhet bërë interpretimi politik i vendimeve të Kushtetueses, pasi rezultati vlerësohet në bazë prerenciale.

Tahiri: Nuk është mirë të bëhet interpretimi politik i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kjo po ndodh edhe në Kosovë. Me preferenca po vlerësohet rezultati, nëse është në favor është e drejtë, nëse është në disfavor është e padrejtë. Organet e shtetit duhet të respektohen sepse nuk janë as të një partie, dhe as të një individi. Më vjen shumë keq që Shqipëria e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese prej vitesh, keq është atje te ju. Habitem sesi institucionet veprojnë në kuiptimin e një vetëdije shtetformuese sesi veprohet pa Gjykatën Kushtetuese, është organi i vetëm që bën interpretimin e kushtetutshmërisë së çdo veprimi në një shtet. Nga ana tjetër shoh se çfarë ndodh në Kosovë. Në fillim të muajit kjo gjykatë dha një vendim të përkohshëm, një palë ishte e kënaqur, të tjerat sulmonin. Këto janë pasojë e një tranzicioni si shoqëri.

Në 2014, kur ra qeveria u bë përsëri nominimi për partinë më të madhe por ata nuk e përdorën këtë të drejtë. Varianti tjetër ishte të bëhej me partinë e dytë dhe gjykata mori vendimin. Jo patjetër kur bie qeveria duhert të shkojmë në zgjedhje, me një precedent të tillë do të mbeteshim duke bërë zgjedhje sepse sa herë fiton njëri, tjetri nuk e pranon. Ose do të mbeteshim si ju, që Shqipëria qeveriset me një parti si në kohën e munizmit.

Ne studio gazetarja Beti Njuma.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tahiri-vendimi-i-kushtetueses-duhet-respektuar-zgjedhjet-mund-te-vine-me-shpejt-se-i-presim

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form