http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëntë gazetarë të gazetës opozitare ?Cumhuryet? të arrestuar pak ditë më parë në Turqi, janë lënë në burg nga një Gjykatë e Stambollit. Mes tyre është edhe kryeredaktori Murat Sabunçu, një karikaturist i njohur dhe një editorialist. Gazetarët akuzohen për lidhje më klerikun Fetullah Gylen, që konsiderohet nga autoritetet turke si truri i tentativës së korrikut për grusht shteti.
Numri i të ndaluarve ditën e hënë ishte 13, por vetëm 9 prej tyre do të qëndrojnë në burg, pasi të tjerët u liruan për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore. Kritikët vazhdojnë të shënjestrojnë presidentin turk Erdoan se po tenton të mbysë zërin e opozitës në Turqi. Në ditët e para të nëntorit janë mbyllur 15 media dhe 10 mijë nëpunës civilë janë larguar nga puna. Që prej tentativës 110 mijë njerëz jane pezulluar apo shkarkuar nga detyra dhe 37 mijë janë arrestuar. Por sulmi ndaj mediave nuk ka qenë i vetmi. Një ditë më parë u arrestuan edhe nëntë politikanë të partisë pro-kurde, HDP, ndërsa këtë të shtunë listës iu shtuan edhe nëntë zyrtarë të tjerë të saj nga provinca Adana. Si gazetarët, edhe deputetët do të presin gjykimi, por seancat nuk janë caktuar ende.