Porositësit mbeten në burg, përfundojnë ekspertimet për atentatet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e krimeve ka lëne burg dy të dyshuarit si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se ndaj dy të afërmve Hoxhallari rëndojnë akuzat e krijimit të grupit të strukturuar kriminal si dhe vrasjes së mbetur në tentativë. Në atentatin e mbrëmjes së 5 janarit në rrugën e Kavajës mbeti i varë Artur Baze i cili mendohet se ishte paguar nga kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të kryer vrasjen. Dy të afërmit Aurel dhe Amarildo Hoxhallari u kapën në zonën e Yzberishtit pasi ndiqeshin nga policia ndërsa nga hetimi i deritanishëm mendohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin ata janë organizatorët e vrasjes së mbetur në tentative ndaj Pajtim Serjanit. Mbrëmjen e 5 janarit Artur Baze qëlloi me armë ndaj Pajtim Serjanit duke e lënë të plagosur në kofshë. Me Serjanin ishte dhe oficeri i policisë Roland Meta i cili qëlloi mbi aterntatorin Baze duke e lënë të vdekur. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe efektivi ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes me dashje. Nga ana tjetër Policia ka përfunduar ekspertimet shkencore për dy atentatet. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Brendshme bëri me dije se ka përfunduar ekspertizat balistike ndërkohë që rezultatet ia ka dërguar prokurorisë së Tiranës. Sipas ministrisë së brendshme për atentatin e rrugës së Kavajës, janë dërguar pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore 3 vendime për kryerje ekspertimi tekniko-balistik ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur në afërsi të mbikalimit të Kasharit 4 vendime për kryerje ekspertimi.

Share This Video


Download

  
Report form