http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Donald Lu, 2 nentor 2016: Për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar - mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima.Koço Kokëdhimës nuk i ka pëlqyer aspak kur dëgjoi emrin e tij të përmendej nga ambasadori amerikan Donald Lu, në listën e njerëzve kriminelë apo të korruptuar. Ish-deputeti doli para medieve për të thënë se, pasurinë e ka vënë në rrugë të ndershme.Koço Kokedhima: Ambasadori i nderuar e bën pa asnjë fakt. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve. pasuritë i kam bërë me punë të ndershme. Nuk erdha në politikë për të bërë para.Pas akuzës se drejtpërdrejte te diplomatit Lu, Kokedhima shikon ndikimin politik te kundërshtareve te tij.Koço Kokedhima: Besoj se këto deklarata krejtësisht të pavërteta deklaratat janë të drejtuara nga ata njerëz që çuan mandatin tim në Kushtetuese. Fatin e karrierës time nuk e vendosin politikanët, pro vetëm qytetarët.Ish-deputeti përdori një gjuhë të rëndë, kur tha se diplomatë të huaj kanë bërë presione për të orientuar votën e deputetëve.Koço Kokedhima: Shqipëria nuk mund të jetë shtet që do të anëtarësohen në BE dhe të trajtohen si protektorat. Më kanë shqetësuar qëndrimet me dy standarde. Me ndikimet e tyre dhe shantazhe për të votuar. Këta diplomatë e kanë venë veten jashtë konventës së Vjenës që rregullon marrëdhëniet diplomatike.Kokëdhima iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka pasur raporte biznesi me Rusinë, me të cilën Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk kanë një raport të mirë.Koço Kokedhima: Nuk kam kontakt dhe aktivitet me rusët. Nuk do kishte problem nëse do kishte aktivitet tregtar me ta. Kam bërë vetëm një biznes në ?92, kur kam blerë disa makina në Rusi dhe asnjëherë tjetër. Janë të pavërteta dhe thashetheme të mejhanes dhe politikës.Të ardhmen politike, Kokëdhima thotë se e sheh po tek Partia Socialiste, prej së cilës u zgjodh deputet në 2013.