http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si asnjëherë më parë java që lamë pas ka njohur një forcim të menjëhershëm të dollarit, duke e çuar atë në nivelin e 125 lekëve, e ndërsa euro ka pësuar një nga rëniet më të mëdha historike. Në tregun e këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane ka shkuar nën nivelin e 136 lekëve, ndërsa në fundjavë ka arritur të rikuperojë disa pikë. Këto ndryshime reflektojnë lëvizjet në tregjet financiare pas deklaratave të Bankës Qendrore Europiane se do të vijojë politikën e lehtësimit sasior për të injektuar më shumë euro në treg. Ekspertët thonë se dhe sondazhet të cilat nxjerrin fituese Hillary Clinton po ndikojnë pozitivisht në forcimin e monedhës amerikane. Ekspertët parashikojnë se pasiguritë që po përjeton Europa do të vijojnë të dobësojnë euron. Dollari do të vijojë që të rritet, ulja e pikëve ndaj tij mendohet të ndodhë vetëm nëse në SHBA fiton Donald Trump. Por çfarë do të ndodhë në Shqipëri pas forcimit të dollarit? Padyshim një rritje e lehtë e çmimit të naftës, e cila blihet në këtë monedhë, ndërsa ata të cilët kanë në banka një kredi në euro do të paguajnë më pak.