“Shmangni lëvizjet e panevojshme” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1800 punonjës të Bashkisë së Tiranës po punojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit për shmangien e pasojave nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin gjatë paradites. Kryebashkiaku Veliaj ishte në urën e Shkozës, një nga pikat me problematike, ku po punohet për zgjerimin e skarpateve në të dy anët e lumit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.?I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi nëse gjërat nuk janë imediate, ose në vendin e tyre të punës. Ndërkohë, është e rëndësishme që, rrugët t?i mbajmë të lira edhe për makinat e emergjencës, makinat e transportit, për eskavatorët dhe të gjithë kamionët që po bëjnë lëvizjen e inerteve. Nga 200 shkollat e Tiranës, kemi pasur problematika vetëm në 2 shkolla, kurse institucionet e tjera sociale të bashkisë kanë operuar siç duhet. Ne do monitorojmë situatën, do të bëjmë njoftime të nevojshme nëse do ketë nevojë që në disa zona të caktuara të koordinojmë oraret e mësimit me oraret ku presim shira dhe breshër.?Veliaj theksoi se situata është nën kontroll dhe se po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës, sidomos Bovilla që është pellgu më i madh ujë-mbledhës i Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form