Lëvizjet në Policinë e Shtetit, pakënaqësi për detyrat e reja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizjet në radhët e Policisë së Shtetit kanë vijuar edhe pas shkarkimit të 29 drejtuesve të lartë pak ditë më parë. Burime i thanë Vizion Plus se rokada në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, ka prekur dhe Skënder Kalemin, i cili mbante postin e Drejtorit të Parandalimit të Krimit. Kalemi është dhe hartuesi i strategjisë kombëtare antikanabis së bashku me ekspertët e huaj. Vendin e tij e ka zënë Albert Dervishaj, i cili më parë mbante postin e kreut të rendit publik në Policinë e Shtetit.Në vend të Dervishajt është emëruar Gëzim Zhupaj, ish-drejtor i kufirit në Vlorë. Pas lëvizjes së Ardi Veliut si Drejtor i Policisë së Tiranës vendin e tij si Drejtor i Përgjithshëm në Policinë Rrugore e ka marrë Skënder Ismaili, ndërsa në krye të repartit special Delta Force është emëruar Artur Selimi, i cili zë vendin e Albert Nushit që mori drejtimin e policisë së Fierit.Ndonëse pritet të ketë lëvizje dhe në të 6 komisariatet e Tiranës, ajo që bie më shumë në sy, por që ka shkaktuar dhe pakënaqësi në radhët e ish-drejtuesve, janë postet e reja në të cilat janë emëruar. Burimet thanë se njëri prej tyre është dhe ish-Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, i cili mësohet se ka refuzuar të drejtojë sekretarinë dhe protokollin e Policisë së Shtetit.E njëjta histori dhe me disa ish-drejtues të policisë, të cilët kanë refuzuar postet kjo dhe për arsyen e vetme pasi mbajnë grada drejtuese ndaj dhe për kryepolicin Çako ka qenë mjaft i vështirë emërimi në poste të caktuara.

Share This Video


Download

  
Report form