http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pike e këmbimit valutor ne Fier ka rene pre e grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e se martës ne katin e pare te një pallati ne lagjen Kastriot ne qendër te qytetit.
Mësohet se dy persona pasi kane bere rruge ne këmbë, i janë afruar pikës se këmbimit valutor. Me pas ata kane vendosur maskat dhe nen kërcënimin e armeve kane mundur të marrin 70 mije leke te rinj që ndodheshin në arkë. Mësohet se pronari i biznesit nuk ka bere rezistence.
Grabitësit janë larguar po në këmbë mes rrugicave të lagjes, duke përfituar edhe nga errësira
Policia e cila ka mbërritur ne vendngjarje ka marrë dëshmitë e punonjësve e po ashtu ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.