Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndonëse nisi si një seancë ky synohej adoptimi i një rezolute për njohjen e kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Salla e Kuvendit kosovar është përfshirë nga debatet e ashpra që për pak sa nuk çuan në një konfrontim fizik mes deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Gjithçka nisi pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje citoi një deklaratë të ish-kryetarit të Komunës së Skëndërajt, Sami Lushtaku, i cili është dënuar me 12 vite heqje lirie mbi akuzën e vrasjes së një civili gjatë kohës së luftës, kur ai ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deputeti, Nuredin Lushtaku, u duk mjaft i nervorzuar ndërkohë që të për uljen e tensioneve u angazhuan disa deputetë por edhe kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.
Ai kërkoi fillimisht disa minuta pushim, e më pas, çdo gjë vijoi normalisht.
Seanca e jashtëzakoshme, ashtu sikurse edhe pritej, pati debate të ashpra mes qeverisë dhe partive opozitare, ndërkohë votimi i rezolutës u shty për ditën e sotme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/deputeti-lushtaku-gati-sa-nuk-perplaset-fizikisht-me-konjufcen/