Ora News - Braçe përplaset me Ahmetaj për FSHF: Nuk do ta mbyll gojën! Fino duartroket

Ora News Lajme 2018-10-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Interpelanca midis Ministrit të Financave dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë për detyrimet tatimore të FSHF-së ndaj shtetit u shoqërua me debate.Kreu i Financave pranoi se ka nevojë për formalizim të klubeve sportive, ndërsa publikoi disa paga të sportistëve por nuk dha një përgjigje konkrete për detyrimet e këtij institucioni ndaj shtetit. Kreu i Komisionit të Ekonomisë kërkoi me ngulm që FSHF të paguajë detyrimet fiskale, një qëndrim ky që u mirëprit edhe nga deputeti Bashkim Fino, i cili duartrokiti.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi Ministrit të Financave që të zbatojë ligjin dhe FSHF të paguajë detyrimet fiskale si çdo institucion tjetër.
Gjatë interpelancës me Ministrin Ahmetaj, e cila u shoqërua me tensione, Braçe deklaroi se në çdo vend të botës ka pasur penalizime për shkelje të tilla.

Braçe: Që nga muaji shkurt nuk marrim një përgjigje të qartë për përputhshmërinë me ligjin e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit në aspektin fiskal.

Ministri Ahmetaj pranoi se klubet sportive kanë nevojë për formalizim,ndërsa bëri publike pagat e punonjësve duke anashkaluar përgjigjen konkrete .

Ahmetaj:Klubet, po ju nxjerr tre klube të rëndësishme të vendit që i kanë dhënë dinjitet futbollit dhe që kanë nevojë për formalizim të mëtejshëm.

Megjithatë, Erjon Braçe, këmbënguli se përpara ligjit fiskal janë të barabartë dhe kanë detyrimin të paguajnë tatime e taksa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/brace-perplaset-me-ahmetaj-fshf-nuk-do-ta-mbyll-gojen-fino-duartroket

Share This Video


Download

  
Report form