RTV Ora - Deputeti i Merkel: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht, vendimi në shtator

Ora News Lajme 2019-05-31

Views 0

#rtvora

Partitë e koalicionit qeverisës të Gjermanisë dhanë sinjalin e parë se vendimi mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë të merret në shtator të këtij viti. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Johann Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara vitin e kalaur. Ky qëndrim bie ndesh me atë të ministrit gjerman për Europën, Michael Roth, i cili këmbëngul që Shqipërisë t'i çelen negociatat në qershor.

Koalicioni qeveritar gjerman ka ranë dakord që vendimi mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë të merret në shtator të këtij viti.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

Wadephul thekson se grupi parlamentar i CDU/CSU-së do të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do t?i krahasojë me analizat e tjera që ka në dispozicion.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-gjermania-me-perceptime-te-ndryshme-shqiperine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form