Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në orët e para të mëngjesit të sotëm deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 53 vjeçari.
Makina e cila drejtohej nga deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet përplasi për vdekje një kalimtar në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.
Deputeti Rakipi e ka përplasur kalimatari me automjetin e tij benz dhe pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes për t?u paraqitur në komisariatin nr 2 të policisë.
Por, pavarësisht kësaj lëvizje nga vendi i aksidentit, sipas uniformave blu janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale që lidhen me ekzaminime të ndryshme kriminialistike, tekstin e alkoolit dhe sqarimi i plotë i ngjarjes.
Policia deklaron se u informua për aksidentin e ndodhur konkretisht përballë me Tregun ushqimor, rreth orës 04:41. dhe 10 minuta më pas policia deklaron se deputeti është paraqitur në polici.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-aqif-rakipi-perplas-me-makine-kalimtarin-dorezohet-ne-polici/