Deputeti Aqif Rakipi përplas këmbësorin për vdekje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-12

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ngjarja ndodhi në aksin Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës përballë tregut ushqimor. Sipas policisë deputeti u vetëdorëzua në komisariat me mjetin e tij tip ?benz? dhe deklaroi se kishte përplasur një person në autostradë.

Policia bën me dije se menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u njoftua prokurori i gatshëm, por ky i fundit kishte fikur telefonin. Pas marrjes dijeni kreu i akuzës së Tiranës kërkoi që krahas ekspertit autoteknik të policisë të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë të jashtëm me qellim hetimin sa më të plotë të ngjarjes.

Kjo është makina e deputetit Rakipi ku duken qarte gjurmët e përplasjes. Burime pranë uniformave blu thanë se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes rezulton se 53-vjeçari i ka prerë rrugën makinës së deputetit. Ai kishte zbritur nga nje mjet furgon dhe kishte tentuar te kalonte nga njeri krah i rrugës ne tjetrin.

Policia i ka bere deputetit edhe testin e alkoolit duke e regjistruar me kamerat e trupit nga ku ka rezultuar se Aqif Rakipi nuk kishte konsumuar alkool.

Share This Video


Download

  
Report form