Report TV - Deputeti Aqif Rakipi përplas për vdekje një person/ FOTO

Report TV 2017-08-12

Views 3

TIRANE-Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:41 minuta, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se viktima, 53-vjeç me inicialet S.S. i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.

53-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

53-vjeçari që mësohet se ka qenë tregtar i zonës ka ndërruar jetë në vend nga përplasja, pasi ka qenë fatale, ndërsa deputeti pas 10 minutave është dorëzuar në polici.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi po lëvizte me makinë nga Tirana për në qytetin e Durrësit në momentin që përplasi për vdekje kalimtarin në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës.

Aqif Rakipi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky është mandati i dytë që Rakipi zgjidhet nga populli si deputet nga radhët e Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim.

Share This Video


Download

  
Report form