Një 57-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë, pasi u përplas nga një automjet, pranë rrethrrotullimit Tiranë-Farkë.
Sipas policisë mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur 57-vjeçari L.Braja, banues në Tiranë, ndërsa shoferi i automjetit me targa Aa 877 HZ, Elez Damzi që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja. Sakaq policia po punon për zbardhjen e aksidentit dhe kapjen e autorit.
Pak minuta pas aksidentit, automjeti që përplasi për vdekje këmbësorin, u gjet i braktisur në Bathore. Makina kishte ngecur në baltë dhe për t'i shpëtuar policisë, drejtuesi i saj është larguar.
Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar po këtë pasdite, në 'Rrugën e Dibrës' në kryeqytet. Mësohet se një person me biçiklet i identifikuar si Valdimir Kodra është aksidentuar pasi i ka prerë rrugën një makine me targa AA202KS e cila drejtohej nga Erald Meçe.
Sakaq personi i aksidentuar është dërguar nga shoferi i automjetit në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.