Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bota akademike është në zi. Profesor Doktor Alfred Uçi është përcjellë me homazhe për në banesën e fundit. Miq, kolegë dhe krerët e shtetit e politikës u përulën para trupit të akademikut për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Alfred Uçi ndaloi për herë të fundit në Akademinë e Shkencave.
Kolegë, miq e familjarë, por edhe krerët e shtetit e politikës u përulën për ti dhënë lamtumirën filozofit që u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare.
Mes tyre kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehu ngushëllimet përmes një mesazhi.
Nishani: Me largimin e Tij nga kjo jetë, filozofisë, letërsisë, kulturës dhe akademizmit shqiptar do t?i mungojë pamasë ky personalitet i rrallë dhe aq i vyer, i cili la gjurmët e veta të pashlyeshme në disa fusha të dijeve albanologjike duke mundësuar njëkohësisht edhe zhvillimin e mëtejshëm të mendimit shkencor filozofik shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi i Profesor Uçit dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/lamtumire-profesor-percillet-me-homazhe-akademiku-alfred-uci/