Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes lotëve e dhimbjes të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit Ergi Dini, i cili u nda tragjikisht nga jeta në moshën 22 vjeçare.
Shumë prej tyre në këtë ditë i kanë humbur fjalët, duke mos e besuar ende ndarjen me Ergin, me të cilin kishin parashikuar shume projekte për të ardhmen.
Këngëtari shkodran Ergi Dini, një nga talentet e spikatura të këtij qyteti ndërroi jetën mbrëmjen e së hënës në Tiranë, pas një aksidenti fatal me motor ndërsa udhëtonte sëbashku me shokun e tij Kejdi Halili 21 vjeç, i cili gjithashtu ndërroi jetë.
I lindur në Shkoder, ai u angazhua që në moshë të re në festivalet e fëmijëve, e më pas frekuentoi liceun artistik ?Jordan Misja? në Tiranë, ku ishte edhe një instrumentist shumë i mirë.
Nga viti 2013, Ergi do të shënonte sukseset e tij me pjesmarrjen në X Factor ku fitoi çmimin e parë, e më pas në Kënga Magjike, klipet e reja etj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/showbiz/lamtumire-ergi-dini-kengetari-percillet-mes-lotesh-e-britma-te-familjareve/