Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qindra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit të mirënjohur të humorit Fadil Hasa.
Homazhet në nderim të figurës së tij kanë nisur në orën 10:00 në hollin e teatrit "Aleksandër Moisiu", ku aktorë nga i gjithë vendi kanë kryer homazhe.
Vlerësime për aktivitetin e tij kanë dhënë edhe drejtues vendorë, deputetë si dhe figura të shquara të skenës shqiptare.
Muharrem Hoxha: "Si do jetoj pa të. Kam një jetë të tërë me të, me humorin e tij, më ka mësuar, e kam pasur kolego por me shumë prind. Më ka dhënë dorën në fillim dhe nuk ma ka lëshuar deri në fund."
Ish-regjisori i estradës së Durrësit, Haxhi Rama, është shprehur se me ikjen e Fadil Hasës në kemi humbur diçka nga vetja jonë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lamtumire-fadil-hasa-familjare-miq-kolege-e-politikane-homazhe-aktorin