Ora News – Rama në Beograd, flet për Kosovën, interkonjeksionin, Trepçën

Ora News Emisione 2016-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për mediat serbe, theksoi se tema e Kosovës e vë gjithnjë në siklet homologun serb Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se këtë temë do ta përsërisë vazhdimisht derisa Serbia ta njohë këtë shtet.
Intervista:
-Partia Demokratike e Serbisë ka kërkuar që të anulohej vizita juaj në Beograd. Ndërkohë që duket sikur dhe ju keni një strategji të qartë kur takoheni me zoti Vuçiç, ta vini atë në siklet. Ndodhi para dy vjetësh, ndodhi në Tiranë, ndodhi edhe dje. Nuk kishte kufje, por kishte syze dhe u vu re qartë që u vu në pozitë shumë të vështirë kur ju folët për Trepçën. Është strategji kjo, apo ky është qëndrimi juaj?
Kryeministri Rama: Nuk e vë në siklet unë, e vë në siklet tema, Kosova. Por është një siklet, për të cilin, unë nuk kam një kurë tjetër, përveçse përsëritjes së bindjes time që sa më shpejt ta njohin Kosovën, aq më shpejt do iki dhe sikleti.
-Ndryshe nga vizita e dy viteve më parë, ju e theksuat dhe në takimet që patët me Kryeministrin Vuçiç, që ishte më e ngrohtë. Në fakt takimi i sotëm në Forumin Ekonomik në Nish u duk akoma dhe më i ngrohtë. Sa do të ndikojë kjo dhomë ekonomike mes dy vendeve, për të rritur dhe shkëmbimet tregtare, por dhe për të afruar më shumë dy vendet?
Kryeministri Rama: Unë them që do ndikojë shumë zbatimi i planit të veprimit për zerimin e shumë barrierave që janë një problem shumë i madh për shkëmbimet tregtare dhe kjo është sfida e qeverive, nuk është sfida e biznesit. Ndërkohë që patjetër Dhoma e Tregtisë do ketë ndikimin e vet. Dihet botërisht që Serbia ka një model shumë të përparuar të Dhomës së saj të Tregtisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-kosova-ve-ne-siklet-vucicin-do-ta-permend-derisa-te-njihet-si-shtet/

Share This Video


Download

  
Report form