Në një takim të mbledhur rishtaz, siç tha Rama, pasi nuk kishte planifikuar" />
Në një takim të mbledhur rishtaz, siç tha Rama, pasi nuk kishte planifikuar"/>

RTV Ora - Rama "si demokrat" në Tropojë, flet me superlativa për Besnik Dushaj

Ora News Lajme 2019-07-01

Views 1

#rtvora

Në një takim të mbledhur rishtaz, siç tha Rama, pasi nuk kishte planifikuar aktivitet në Tropojë, Kryeministri ishte kujdesur ta respektonte si duhet bastionin e së djathtës edhe me veshjen.

Poshtë këmishës së bardhë ai kishte veshur një bluzë ngjyrë blu, simbol i demokratëve.

Rama: Shtabi për shkak të kohës kishte lënë vetëm Kukësin dhe unë i thashë pa Tropojën nuk shkoj në Kukës.

Paqësor Rama ishte edhe ndaj kryebashkiakut aktual Besnik Dushaj. Ai e vlerësoi për bashkëpunimin me qeverinë lidhur me projektet për qytetin.

Rama: Me të kemi mundur të bëjmë disa punë të mira për qytetin. Ndryshe nga gjithë të tjerët ai ka qenë person që ka ardhur në zyrën time, e ka pasur gjithmonë derën hapur. Ka marrë mbështetje se kemi arritur të bëjmë projekte të mira. Më vjen keq që nuk është në garë jo se nuk ka dashur ai, as se nuk kemi dashur ne, por se udhëheqja e partisë së tij ka vendosur që të marrë edhe kryetarët e bashkive në rrugën qorre drejt humnerës ku është nisur pa ndalim grupimi i opozitës. Jam krenar se në këtë qytet kam qenë shumë vite më parë si student, kemi bërë praktikën gjatë muajve të verës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-si-demokrat-ne-tropoje-flet-me-superlativa-besnik-dushaj-por-kerkon-vota-traktoristin-punetor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form