Ora News - Rama flet për opozitën: Lehaqenë me llapën jashtë e gojë të shqyera

Ora News Lajme 2018-10-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar përdori një fjalor tepër të rëndë ndaj opozitës dhe medias të cilat sipas tij kanë ndërmarrë ofensivën e baltës dhe të shpifjes qysh se qeveria e tij erdhi në pushtet.

Rama nënvizoi me shifra se lufta kundër krimit është forcuar gjatë qeverisjes së tij dhe se është janë pesëfishuar numri i aseteve kriminale të sekuestruara, e megjithatë me ironi Rama tha " sërish ne jemi të lidhur me krimin dhe ata duan të zgjidhin shqipërinë nga zinxhiri i krimit"

Edi Rama: "Sot gdhihen e ngrysen klubet politike e të medias me krim e kriminelë në majë të gjuhës sikur këto nuk kanë ekzistuar më parë asnjë fjalë. Madje kaq shumë nuk i punon kujtesa dollibashësve dhe dollipritësve të atyre klubeve sa Shqipëria e 97 vrasjeve të 2012 duket sikur nuk ka ekzistuar.

Sot që vrasjet janë përgjysmuar nuk ka pikë rëndësie ulja drastike e tyre por llafollogohet sikur vrasja njësoj si kanabisi u shfaq në Shqipëri si një nga të këqijat që solli qeveria e rilindjes.

Thuaj sa të duash që Shqipëria që gjetëm e kishte mbi 80 mesataren e vrasjeve, sot e ka nën 50. Thuaj sa të duash që në Tiranë në 2013 u vranë 31 persona, ndërsa vjet 9 dhe sivjet 5. Thuaj sa të duash që në Shkodër mesatarja e 4 viteve ishte 15 vrasje në vit, dhe katër vitet e fundit është 8.

Thuaj sa të duash dhe si të duash, avazi vazhdon nëpër dritaret e SHQUP: droga droga, droga, krimi, krimi, krimi dhe jehonë në mejhanet mediatike, kanal më kanal e portal më portal

Sa më shumë përshkallëzohet lufta frontale e policisë së shtetit me krimin aq më shumë përshkallëzohet ky avaz i dëshpëruar balte dhe shpifjesh"

Shpijet e egra dhe alucinante

Sipas kryeministrit kjo ofensivë është përshkallëzuar dhe bërë më e madhe këto ditë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreut të grupit parlamentar Taulant Balla

Edi Rama: "Këtë periudhë është ndërmarrë ofensiva më e madhe e baltës ndaj policisë së shtetit, ndaj ministrave dhe deputetëve. Veten nuk po e përmend, se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. Në këtë periudhë janë regjistruar dhe shpifja më e egër ndaj një ministri të Brendshëm në kohën e demokracisë dhe një shpifje alucinante e padëgjuar ndonjëherë ndaj një kryetari të grupit parlamentar. Mostruoze është shpifja ndaj ministrit. U sajua në dy skuta të shtetit mbi të cilat do të presim me durim që të hedh dritë hetimi i mëtejshëm i prokurorisë "

Po vjen fundi i lojes

Duke paralajmëruar Bashën se po i vjen fundi i lojës së tij i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund hetimet.

Edi Rama: "PD në bashkëpunim me një trafik droge të degraduar rrugëve të Vlorës dhe ca mjeranë të tjerë bënë filmin që dihet. Një skandal i fabrikuar për vëllanë e ministrit të Brendshëm të përfshirë në një trafik droge. Një shfaqje në SHQUP. Opinioni publik u mor peng, u dhunua pa pushim, foltore më foltore, kanal më kanal, portal më portal.

Jua kam thënë këtu, që kur plasi ai gjiriz ndyrësie politi...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS