Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama deklaron se audiopërgjimi është maskaradë me qëllim destabilizimin nga opozita. Në mbledhjen e grupit PS-së, Rama tha se ka marrë mbrëmë pergjigjet e analizava nga një laborator shkencor që ka vërtetuar se audiopërgjimi nuk është autenik dhe se nuk është provë kompromentuese ndaj ministrit, prandaj Xhafaj nuk ka pse të përgjigjet as moralisht dhe as ligjerisht.
Disa nga deklaratat e Rames ne mbledhjen e grupit PS
Audiopergjimi nuk eshte prove kompromentuese ndaj ministrit
Rama: Berisha tha materialin audiokomprementues dhe shtoi se dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi frikë se mos na e vrasin. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer një nga laboratorët më të mëdhenj të botës. Ajo provë më mjafton për t'ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin. Nuk ka vlerë ligjore konkluzive.
...
Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve
Rama: Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve por nuk jemi njerëz që i kërcasim dhëmbët organit të drejtësisë kur secili prej nesh vihet nga organet e drejtësisë. Akuzat sot nuk vijnë nga organi i drejtësisë nuk kanë asnjë vlerë por nuk mund të neglizhohen dhe as nuk mund të lihen me sqarimet e radhës. Për audio përgjimin dikush duhet të përgjigjet me burg. Por sot që flasim ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet as moralisht as ligjërisht.
...
Rama:... Gojë të shqyera të politikës fekale dhe fekaleve të kanaleve mediatike. Politika nuk është maskarallëk kolektiv....
...
Rama: Jam i gatshëm të bëhem copë dhe do ta bëj për të mbrojtur punën e një ministri apo kryetari bashkie që ia di dhe vlerësoj punën që bën edhe kur ka kundërshtarë. Por nuk kam qenë dhe as nuk do asnjëherë të angazhoj PS për të bërë avokatin kur është fjala për tu përballur me organin e drejtësisë cilado qoftë drejtësia.
....
Rama: Ekspertizë shkencore për audiopërgjimin, PD maskaradë destabilizuese
Rama: Maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës që ky është një vend ku minsitria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut të drogës.
Dhe sa të jetë Edi Rama në Qeveria nuk mund të jenë asgjë tjetër vetëm eksponentë të botës së krimit global. Paralelisht kam kërkuar ekspertizë shkencore dhe kam vënë në lëvizje burimet për hetim të mirëfilltë.
....
Rama: Ministri i Brendshëm paska fshehur prej 6 vitesh dënimin me burg të vëllait në Itali për një vepër të kryer 15 vjet më parë. Ky sekret mafioz u shpërnda jo vetëm në median tonë e cila pati një shok amnezik por u shfaq në të gjitha faqet e facebook të kryeministrave të vendeve BE-së. Lavdi zotit që populli ka opozitën është sy fajkua dhe sy çakall.
.....
Rama "Kuintalë të kokainës të fshehur nën banane me ndihmën e prokurorisë. Ata do ta paguajnë një për një edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungsës së drejtësisë
....
...