6 janë prioritetet mbi të cilat ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka ngritur platformën e tij të punës. Gjatë prezantimit të programit që Klosi ka bërë sot, ai premtoi se ministria do të jetë në dispozicion të shoqërisë dhe të shtresave në nevojë.
Menjëherë pas marrjes së detyrës si ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka prezantuar sot gjashtë prioritetet që ai ka për punën në ministri. Prioritetet e Klosit janë : Puna, mbrojtja sociale, sigurimet shoqërore, përfshirja sociale, rinia si dhe reforma institucionale territoriale. Në fjalën e tij, Klosi teksa prezantonte prioritetet tha se do punojë fort për një shoqëri e një shqipëri solidare.
Por ministri Klosi i kushtoi vëmendje edhe punës së paraardhësit të tij Erion Veliaj duke thënë se ai ka bërë një punë të shkëlqyer në dy vite.
Në fund të fjalës së tij, Klosi tha se institucioni që ai drejton si dhe të gjithë punonjësit e ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë do ti mbajnë premtimet e tyre të punës duke garantuar se janë në rrugën e duhur për të bërë më të mirën e mundshme.