Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti socialist Saimir Tahiri deklaroi se do ta përballonte vetë betejën me atë që e quajti bandë në politikë që ka gatuar historinë e tij për përfshirjen në trafikun e drogës me bandën e Habilajve.
?Çdo bandë kriminale, qoftë dhe kjo që është arrestuar sot ngjan amatore përballë bandës që ka gatuar këtë dhe është në politikë.
Tahiri u shpreh i vendosur për të luftuar pa u fshehur pas partisë dhe as pas imunitetit madje kishte dhe një apel për deputetët e PS-së
Nuk dua mbrojtje falas nga askush. Dua ti shkoj të vërtetës deri në fund. Dua të përballem me të gjithë me kokën lart, në rrugë e politikë. Deputetët e PS-së edhe në Këshillin e Mandateve dhe në Parlament jam i bindur se do të mbrojnë një qëndrim me atë të vërtetën. Nëse ka një deputet PS që beson se unë duhet të shkoj në burg të votojë.?
Tahiri vë në dispozicion një dokument të Prokurorisë së Katanjës ku thuhet se nuk ka asnjë procedim penal në Itali ndaj tij
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-nese-ka-nje-deputet-ps-qe-beson-se-une-duhet-te-shkoj-ne-burg-te-votoje/