Ora News – Qeveria zviceriane 1 miliard lekë për idetë e zejtarëve

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo i ri që ka një ide biznesi në fushën e zejtarisë do të ketë mundësi të përfitojë nga fondi prej 1 miliard lekësh që qeveria zvicerane ka vënë në dispozicion dhe që do të jepet falas. Një panair i këtyre ideve për të nxitur aftësitë e punësimit nga zejtarët e rinjë do të qëndrojë i hapur për disa ditë në muzeun kombëtar. Gjatë vizitës në panair ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë tha se idetë e këtyre të rinjve janë këtu me ide konkurruese në botë.
Klosi: Të gjithë djemtë dhe vajzat që prezantuan në këtë panair janë me ide origjinale që disa prej tyre janë konkurruese në botë, të cilat vijinë që nga prodhimet e thjeshta të zejtarisë dhe shkojnë deri në arritjet e larta të teknologjisë. Bëhet fjalë për rreth 1 mld lekë të cilat do të shkojnë në shërbim të zejtarëve.
Për zejtarët e rinj do të ketë një favorizim në sistemin e taksave duke i zeruar për këdo që hap një biznes të ri. I pranishëm në këtë panair Ambasadori i Kombeve të Bashkuara Brian Williams u kërkoi të rinjve që të biznedin bashkmoshtarët e tyre të mos e lënë vendin për të emigruar në vende të ndryshëm
Williams: Shqipëria është me fat që ka një rritje ekonomike që vendet e rajonit e kanë zili. Pavarësisht ekziston perceptimi se shqiptarët duhet të largohen nga vendi. Ajo është detyra juaj që të bindni njerëzit të qëndrojnë këtu. Ka shumë ide interesante në këtë panair.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-zviceriane-1-miliard-leke-per-idete-e-zejtareve/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS