#oranews
Bashkimi i Votave PD-LSI dhe i partive të tjera të vogla miratoi buxhetin e Bashkisë Lezhë për vitin 2019, ndërsa socialistët bojkotuan. Buxheti shkon në 18 miliard lekë, ku 1 miliard është parashikuar për shlyerjen e borxheve të vjetra.
Bashkia e Lezhës ka në dispozicion 18 miliard lekë për vitin 2019 për investime e shpenzime të tjera.
Buxheti u miratua në Këshillin Bashkiak me 27 vota të këshilltarëve të koalicionit PD, LSI e partive të tjera dhe në mungesë të socialistëve.
Bashkia Lezhë bëri me dije se këtë vit ka ulje të taksave dhe tarifave vendore në masën 15 deri në 25%. Ndërsa 1 miliardë lek do të shkojnë për shlyerjen e borxheve të vjetra.
Nënkryetarja e bashkisë, Alfrida Marku e cilësoi votimin, fitore të interesit qytetar, duke thumbuar socialistët që sipas saj tentuan të bllokojnë buxhetin.
Alfrida Marku: "Të veprojë në emër të të gjithë komunitetit dhe jo vetëm në emër të interesave shpeshherë jo të pastra politike."
Buxheti i Bashkisë Lezhë këtë vit i dedikohet mbi të gjitha infrastrukturës, ku janë parashikuar ndërhyrje në qytet si dhe në të gjitha njësitë administrative.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-e-lsi-miratojne-buxhetin-ne-lezhe-18-miliard-leke-vitin-2019
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz