Ora News- Gjiknuri: Qeveria fond 1.6 miliard lekë për përfundimin e nyjës së Milotit

Ora News Lajme 2018-07-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka garantuar financimin e përfundimit të punimeve të mbetura në nyjen e Milotit dhe plotësimin me rrugët dytësore. Qeveria ka akorduar një shumë prej 1.6 miliard lekësh dhe tanimë punimet kanë rifilluar me synim përfundimin brenda një periudhe 15 mujore të të gjithë veprës infrastrukturore. Nyja është strategjike për trafikun pasi lidh Rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin në kantier ku thanë se ndërsa punimet do të vazhdojnë, nyja do të fillojë të bëhet funksionale për kalimin e mjeteve duke nisur nga muaji Gusht me synim lehtësimin e trafikut të mjeteve në sezonin turistik.

?Jemi në nyjën e Milotit. Ka pak ditë që është lidhur kontrata për përfundimin e punimeve të ngelura dhe plotësimin me rrugë dytësore për gjithë nyjën e Milotit. Është një vepër që ka shumë vite që ka filluar, kishin ngelur punimet të pabëra. Kjo nyje nuk mund të futej në shfrytëzim nëse nuk bëhej ky projekt i ri dhe kjo garë e re. E kemi nisur punën dhe përfundimisht brenda 15 muajve kjo nyje do të përfundojë me të gjitha zgjidhjet e plota teknike. Do të bëhen rrotull me 9 kilometra rrugë në gjithë zonën që është përreth nyjës dhe gjithë komunitetet e bizneset do të kenë akses të plotë kalimi në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë që përfundimisht kjo nyje do të jetë funksionale dhe me elementët e sigurisë rrugore siç duhet?, nënvizoi Qendro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-qeveria-fond-16-miliard-leke-perfundimin-e-nyjes-se-milotit

Share This Video


Download

  
Report form