TIRANE - Qeveria ul shpenzimet me 456.4 miliard lekë nga çka kishte parashikuar në fillim të vitit. Rishikimi i buxhetit është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Financave.
?Objektivi kryesor i Aktit Normativ është akomodimi i diferencës së parashikuar në të ardhurat e buxhetit të shtetit, me kosto minimale në buxhetin e institucioneve buxhetore. Gjithashtu edhe akomodimi i ndryshimeve në buxhetin vendor, si rezultat i fillimit të efekteve të reformës së re administrativo-teritoriale. Të ardhurat e buxhetit të shtetit janë vlerësuar të jenë rreth 16.3 miliardë lekë më pak se parashikimi i fillimit të vitit. E rëndësishme është të theksojmë se ndryshimi i Aktit Normativ nuk ka ndryshuar totalin e deficitit të vitit 2015, duke ruajtuar të njëjtin nivel të miratuar në fillim të vitit, në marrëveshje edhe me FMN-në. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore, deri në fund të vitit 2015, parashikohet të jenë 456.4 miliardë lekë, pra 3.92 % më pak se plani fillestar i parashikuar në ligjin e 2015?.
Financat sqarojnë më tej se edhe pse shpenzimet buxhetore propozohen me ulje, buxheti real i institucioneve nuk preket, por ndërhyrja është bërë në ato zëra, ku janë evidentuar kursime, ose ku shpenzimet, ashtu siç janë parashikuar, do të rezultonin me mosrealizime në fund të vitit.
"Shpenzimet kapitale në këtë Akt Normativ mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, çka tregon se ekonomia është e sigurt në marrjen e stimujve të vet nga buxheti i vitit 2015. Në këtë zë janë miratuar disa rialokime, përkatësisht nga projektet e investimeve me financim të huaj (kredi) tek ato me financim të brendshëm. Kjo si pasojë e ecurisë të ngadaltë të zbatimit të projekteve me financim të huaj për vitin 2015, kryesisht në sektorin e rrugëve nacionale.