Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rishikimi i buxhetit që do të bëhet në muajin korrik, i pari në këto vitet e fundit që nuk është me ulje, do të reflektojë rekomandimin e FMN-së për të mos bërë shpenzime shtesë, por për të ulur borxhin publik, që në shifrën afro 70% konsiderohet ende rrezik për stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Të ardhurat shtesë në buxhet, që janë rezultat i tejkalimit të planit të parashikuar për pjesën e parë të vitit nuk do të përdoren për rritje pagash dhe investime shtesë, por për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që janë krijuar së fundmi si dhe për uljen e borxhit.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-do-te-ule-borxhin-me-te-ardhurat-shtese-jo-leke-per-investime-dhe-paga/