Plot 1.3 ton drogë e llojit kanabis sativa dhe 11 të arrestuar është rezultati i operacionit të mbrëmshëm antidrogë në Derven të Krujës.
Droga gati për t?u hedhur në treg është gjetur në fshatin Derven, në një vend të përshtatur si magazinë, në proces tharje. Mbi 11 personat të arrestuar në flagrancë rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në organizatat kriminale e trafikim të lëndëve narkotike. Gjate operacionit jane sekuestruar 6 armë zjarri, fishekë, automjeteve dhe telefona celularë.
Mosha e personave të arrestuar varion nga 16 vjeç, 18, 19, 22 e deri 47, ku spikasin dhe mbiemrat e njëjtë.