Report TV - Itali, sekuestrohet 8 ton kanabis, në pranga një 47 vjeçare

Report TV 2018-05-14

Views 0

Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme një sasi kanabisi prej 8 tonësh. Droga është kapur në rajonin e Kampanjës, në një magazinë të një firme transporti e ndarë në 12 kuti druri të mbyllura hemertikisht e me një vlerë tregu prej 80 milionë eurosh.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet kanë arrestuar një 47- vjeçare italiane, e cila ishte pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar drogën në një prej magazinave të firmës.

Policia italiane është duke vijuar hetimet për të zbuluar të gjithë grupin kriminal, ndërkohë që dyshohet se sasia prej 8 tonësh e kanabisit do të shitej në pjesë më të vogla grupeve të tjera kriminale të cilat më pas do të bënin shitjen e tij drogës me pakicë në Napoli dhe qytetet e tjera.

Share This Video


Download

  
Report form