Policia ka zbuluar një magazinë për tharjen e drogës në Nikël të Krujës. Gjatë një operacioni të mbajtur mbrëmjen e djeshme policia sekuestroi rreth 85 kg kanabis në një hangar. Droga ishte e tharë dhe e gatshme për t?u shitur. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe disa bimë të tjera të cilat ishin të pakorrura. Gjatë aksionit, janë arrestuar 2 persona dhe po ndiqet në gjendje të lirë një tjetër.