Përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë kanë protestuar paraditën e kësaj të mërkure, përpara Gjykatës së Lartë.
Ish-të përndjekurit kërkuan largimin nga sistemi i drejtësisë të gjykatëve që kanë shërbyer gjatë regjimit komunist.
Ata i bënë thirrje kryeministrit Rama që t'i mbajë larg drejtësisë së re, këta kamikazë të së kaluarës, siç i quajtën ata gjyqtarët dhe prokurorët që kanë shërbyer gjatë diktaturës.