Report TV - Prapaskenat e Vettingut/ 5 gjyqtarët ‘VIP’ që ndërkombëtarët i duan jashtë drejtësisë

Report TV 2018-11-14

Views 0

Ka shkuar në pesë numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilës sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk duhet të shërbejnë më në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndonëse janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut. Përpos kryetarit të Gjykatës së Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka propozuar përjashtimin nga drejtësia edhe të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gentian Medja, gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës Artur Malaj si dhe të prokurorit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

Rekomandimi i fundit i ekipit ndërkombëtar që monitorin zbatimin e ligjit të Vetingut, por që mund të kryejë hetimet të pavarura për veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është për gjyqtarin Artur Malaj. Sipas ONM, Malaj nuk meriton të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pasi nuk është i besueshëm në justifikimin e pasurisë. ?Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit arrin në konkluzionin se subjekti i kontrolluar nuk ka treguar një nivel të besueshëm për pasuritë dhe aftësitë profesionale. Në këtë mënyrë, nuk përputhjet me kushtet e nenit 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016. Për sa më sipër OMN rekomandon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 62, datë 3.8.2018?, thuhet në rekomandimin e ONM.

Ndërkaq, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të 7 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi përfundimtar për fatin e 12 subjekteve të drejtësisë do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendimet të cilit janë të formës së prerë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS