Me shterimin e listës së parë prioritare me 57 prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të larta, përkatësisht edhe kandidatë për dy organet kryesore të drejtësisë së re, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka marrë nën kontroll një listë të dytë me 144 prokurorë dhe gjyqtarë. 36 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shorit më 17 shtator 2018, ndërsa 108 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shortit nga KPK nga data 18 janar 2018 deri në datën 16 maj 2018.
Prokurorët dhe gjyqtarët po verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Në grupin e dytë mungon sërish emrin i gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i Kolegjit Zgjedhor, i përfolur për shkak të pasurisë. Gjin Gjoni konsiderohet si njeriu më me fat i drejtësisë sa herë ?hidhet shorti? për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të ndryshme apo gjykimin dosjes të rëndësishme. Në mënyrë të ?rastësishme? Gjin Gjoni u zgjodh edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ndonëse ish-anëtari i KLD, Sokol Çomo, hidhi dyshime të forta sa i takon procedurës së zgjedhjes.
Nga ana tjetër, Gjin Gjoni, u ka shpëtuar deri më tani të gjitha shorteve të hedhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për përcaktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t?i nënshtrohen Vetingut. Ndërkaq, shorti i fundit i KPK ka përzgjedhur gjyqtarin e Apelit Tiranë Agim Bendo, gjyqtarin e Apelit Tiranë Alaudin Malaj, gjyqtarin Astrit Haxhialushi, Artur Kalaja, Andi Civici etj. Gjyqtari i Apelit Astrit Haxhialushi është aktualisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në javët në vijim gjyqtarët e lartpërmendur do të paraqiten para trupave gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për t?u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tyre. Në bazë të gjetjeve të konstatuara, Komisioni do të vendosë konfirmimin në detyrë ose shkarkimin e tyre nga detyra.