Report TV - Ish të përndjekurit politik, ja kur do të merret kësti i 7-të

Report TV 2017-03-31

Views 5

Duke filluar nga muaji shkurt do të nisë dhënia e këstit të 7-të për ish të përndjekurit që janë gjallë.

Ministria e Financave ka filluar të mbledhë dokumentat që dërgojnë ish të dënuarit me postë ose dorazi dhe menjëherë më pas do të bëhet lëvrimi i lekëve. Burime nga ky dikaster bëjnë me dije se pagesat për këstin e 7-të do të nisin në muajin shkurt. Synimi i financave është që të mbyllë dhënien e këstit të 7-të brenda 6 muajve dhe më pas të nisë dhënia e këstit të fundit, atij të 8-të. Sipas Ministrisë së Financave dhënia e këstit të 7-të do të bëhet fillimisht për ata ish-të përndjekur që dërgojnë më parë dokumentat pranë sektorit të dëmshpërblimeve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS