Report TV - Ylli Manjani: I paprecedentë mos ekstradimi i Francesco Becchettit

Report TV 2016-10-18

Views 1

Ministri Manjani gjatë daljes për mediat sqaroi dy kërkesat e ekstradimit për biznesmenët Francesco Becchetti dhe Arben Frroku të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Ministri i Drejtësisë e ka cilësuar si të paprecedentë mos ekstradimin e biznesmenit italian nga Anglia, ndërsa për Frrokun tha se po ndiqet procedura.

"Në çështjen e Francesco Becchettit-t, Shqipëria është vendosur në një situatë të paprecedentë, pasi procedurat e një arbitrazhi tregtar, kërkojnë që të pezullojnë procedurat e ekstradimit për arsye penale.

Ndërsa përsa i përket Arben Frrokut, kemi dërguar kërkesën për ekstradim, e cila po shqyrtohet në Holandë" tha ministri.

Share This Video


Download

  
Report form