Ylli Manjani ka komentuar vendimin e dhënë nga KQZ duke u shprehur se ky verdikt u dha për shkak kompetencash nga KQZ dhe jo për shkak se fenomeni nuk ekziston.
?Më vjen mirë që anëtarët e KQZ ranë të gjithë dakord që ka një fenomen jo vetëm në Vorë. Vendimi i KQZ u dha për shkak kompetencash. Ne do ta kërkojmë këtë kompetencë, ka Prokurori dhe instanca të tjera. Nuk mund të mos e fsheh kënaqësinë që të gjithë e pranuan faktin që kreu i Vorës e fitoj mandatin me vota të jabanxhinjve. Nuk jemi të kënaqur nga vendimi, prisnim tjetër gjë. Fenomeni i transferimit të votave ekziston.?-tha Manjani.