Report TV - Asnjë pallat nuk shitet pa hipotekë Ylli Manjani: Mbrohen qyetetarët

Report TV 2016-02-09

Views 0

Qeveria tenton t?i japë zgjidhje fenomenit te shit-blerjes së banesave në mënyrë të përsëritur nga ndërtuesit mashtrues. Rastet kur apartamentet janë shitur 2 deri ne 3 here, ose kur ndërtuesi ka ikur në drejtim të paditur, duke futur qytetaret ne konflikte, kanë detyruar qeverinë të ndryshojë ligjin për regjistrimin e pronave.

Ndërtuesit e pallateve apo pronarët e truallit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrjeje apo porosie, pa regjistruar lejen e ndërtimit në hipotekë.

Por ky ndryshim ligjor i jep zgjidhje te gjitha rasteve qe do te zbulohen pas miratimit te këtij ligji. Vetëm në tiranë llogaritet rreh numri i 200 pallate pa hipotekë. Te gjendur perballe kësaj situate, qytetaret i janew drejtuar Gjykatës pwr zgjidhur konfliktin, mes ndërtuesit qe e ka lëne pallatin kolateral, si dhe bankës qe ka te drejte te sekuestroje objektin. Me ndryshimet e reja ligji lejon bankat të sekuestrojnë pasuritë e garancisë që në momentin kur vonohet pagesa e kësteve të kredisë.

Ministri sqaroi në komisionin e ligjeve se rastet e mbivendosjes së pronave kanë qenë të konsiderueshme dhe e vetmja zgjidhje për qytetarët ka qenë gjykata.

Share This Video


Download

  
Report form