Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët, të cilët kanë blerë një banesë më kontratë porosie por që ende prona nuk është e regjistruar në hipotekë, që nga sot nuk rrezikohen nëse ndërtuesi i objektit falimenton apo nuk shlyen dot kredinë në banke.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë publike udhëzimin e nxjerre prej tij, për përmbaruesit në të gjithe Shqipërinë, i cili siguron pronën e çdo qytetari që kontratën e porosisë e ka bërë në zyrë noteriale.
Manjani: Pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi por që gjatë procesit të ndërtimit apartamentet janë kaluar tek qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, me kontratë porosie ose me kontratë premtim ? shitje, por që ende nuk janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë, sipas këtij udhëzimi do të thotë që konsiderohen të mbrojtura, që do të thotë shërbimi përmbarimor, privat ose publik, kushdoqoftë, nuk mund të sekuestrojë apartamentin e askujt që e ka ende me kontratë sipërmarrje, me kontratë porosie ose me kontratë premtim ? shitje. Ka vetëm një kusht, që personi, pra familjari, qytetari duhet të tregoj që ka shlyer këstet e pagesave, qoftë dhe një këst të vetëm.
Ministri Manjani theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të kenë një kontratë, të banojë në shtëpi dhe të vijojë rregullisht procedura e regjistrimit. Sipas tij, në kushtë të tilla, shërbimi përmbarimor nuk mund ta sekuestrojë këtë banesë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apartamentet-me-kontrate-porosie-nuk-do-te-sekuestrohen/