Prej 6 muaj një vendim i qeverisë shqiptare për harmonizimin e hartave dixhitale ndërmjet Agjencisë së Aluiznit dhe Zyrave të Hipotekave nuk zbatohet.
Këtë shqetësim e ngriti Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili paralajmëroi se ata që nuk zbatojnë vendimin do mbajnë përgjegjësi.
Por çfarë parashikon ky vendim?
Në pikën 2.5 të tij sic dhe shihni në këtë faksimile thuhet se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Regjistrimi dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme nga ZRPP-ja kryhen vetëm në format digjital, nëpërmjet sistemit elektronik (Albsrep). Në zbatim të kësaj pike, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) duhet të hartojë dhe të miratojë një rregullore të posaçme.
Po në të njëjtin vendim afati i aplikimit të sistemeve dixhitale është lënë 31 Mars 2016, ndërsa Manjani me një urdhër të tij nxjerrë më 26.01.2016 bënë apel që të respektohen afatet dhe dy agjencitë Legalizmi dhe Hipotekat të harmonizojnë hartat.