Report TV - Titujt e pronësisë, Manjani: ALUIZNI dhe Hipoteka të bashkëpunojnë

Report TV 2016-09-19

Views 0

Ministri i Drejtësisë ka organizuar sot një konferencë me Përmbaruesit, Hipotekat, ATP dhe ALUIZNI. I indinjuar mbi ngërçin që po karakterizon komunikimin midis këtyre dy institucioneve dy muajt e fundit Manjani u shpreh se kjo është e patolerueshme dhe se ai nuk do të ngurojë të pushojë nga puna cilindo që abuzon me ligjin e shtetit shqiptar. Titujt e pronësisë janë prioritet i qeverisë shqiptare si një shërbim ndaj qytetarëve e për cilindo nga institucionet shtetërore që zvarrit praktikat në hipotekë, zyrën e ALUIZNI-it dhe zyrën e pronave Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar shkarkim nga detyra.

??Dua tu përgëzoj për masën që keni marrë duke zbatuar në fund të fundit legjislacionin e shtetit, por këta dy muaj duket sikur ka një ngecje. Nuk më pëlqen të drejtoj gishtin e fajësisë dhe po qe nevoja do ta bëj siç e kam bërë. Nuk e kuptoj pse ka më shumë se dy muaj që zgjaten afatet në shërbim. Edhe nëse nuk zgjidhet çështja qytetari dhe institucioni përkatës duhet të marrë një përgjigje. Është e papranueshme të thuhet nuk vjen shkresa. Mungesa e komunikimit,arroganca dhe zvarritja është korrupsion. Një gjë të tillë unë nuk do ta lejoj. Nuk do të kem mëshirë për të pushuar përgjegjësit??, është shprehur Manjani.

Manjani më tej vuri theksin tek respektimi i afateve dhe i ligjit duke u shprehur: ??Respektimi i afateve është kërkesa ime e domosdoshme. Nuk dua më vendime gjyqësore që nuk zbatohen. Si është e mundur që të vinë njerëz në Ministrinë e Drejtësisë me vendime gjykatash që nuk zbatohen? Askush nuk ka të drejtë të diskutojë vendimin e gjykatës, duhet thjeshtë ta zbatojë??.

Sa i përket çështjes së pronave, ministri i mëshoi faktit se pa u zgjidhur ky problem sipas legjislacionit nuk mund të ketë zhvillim ekonomik. Ai u shpreh: ??Shqetësimi që vjen nga Asgjencia e Kompensimit të Pronave është i papranueshëm. Kam verifikuar vetë pronarë të konfirmuar nga të gjitha vendimet që prej dy vitesh nuk merr përgjigje, ky është banditizëm, prona e lirë duhet të jepet menjëherë. Nuk ka zhvillim ekonomik po nuk u zgjidh çështja e pronësisë. Pronari i njohur nga shteti shqiptar duhet të marrë pronën??.

??Kërkoj në mënyrë të menjëhershme të korrektohen të gjitha defektet e vëna re deri më sot. ALUIZNI duhet të jetë bashkëpunues me Hipotekën dhe institucionet e tjera publike për të arritur rezultatin që duam të kemi. Bashkëpunimi me institucionet e tjera është detyrim ligjor. Merrni masa mbi bazë të përgjegjësive që ju takojnë.

Duke qenë se ne po shkojmë drejt digjitalizimit një pjesë e projekteve do të jetë e fokusuar tek regjistrimet online. Tani qytetari do të ketë sa më pak kontakt me zyrat duke pasur mundësi të ketë akses në informacionin online??, u shpreh ministri Manjani më tej.

Share This Video


Download

  
Report form