Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas ankesave në portalin qeveritar "Shqipëriaqëduam", Ministria e Drejtësisë ka vendosur shkarkimin e 46 zyrtarëve kryesisht në Hipoteka, por edhe në agjencinë e ALUIZNI-t.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije këtë të diel vendimet e marra prej saj, ndërsa shtoi se janë paralajmëruar edhe 15 zyrtarë të tjerë, të cilët siç tha ministrja do të shkarkohen nëse nuk përmirësojnë punën e tij.
Gjonaj: Sit rezultat i kësaj analize, 35 shkarkimeve të lajmëruara më parë, ju shtohen sot edhe 46 shkarkime të tjera të punonjësve të Hipotekës më së shumti, edhe ALUIZN-t. Po ashtu është urdhëruar paralajmërimi për shkarkim nga detyra të 15 punonjësve të tjerë, të cilët në rast të përsëritjes së këtyre problemeve do të shkarkohen dhe ndiqen edhe penalisht sipas rastit. Për 29 punonjës të administratës është marrë masa "vërejtje me shkrim". Nga ana tjetër, por shqyrtohen veprat penale për çdo të shkarkuar nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZN-t. Kushdo që vonon për qëllime korruptive apo thjesht vonon për neglizhencë qytetarët në marrjen në afat të shërbimit që u takon sipas ligjit është dhe duhet të konsiderohet problemi ynë i përbashkët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkarkohen-edhe-46-zyrtare-ne-hipoteka-dhe-tek-aluizni