Report TV - Harta dixhitale në ZRPP, Manjani: Duhen ekspertë jo militantë politik

Report TV 2016-05-23

Views 2

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani teksa ka qenë i pranishëm në një takim me studentët e Universitetit Politeknik ka folur për hartën e re dixhitale, ku ka deklaruar se Zyrave të Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme në vend i duhen profesionistë dhe jo militantë politikë.

Ai i ka bërë thirrje studentëve dhe të rinjve që të aplikojnë për vendet e lira të punës në ZRPP pasi aktualisht janë të lira 400 pozicione.

?Profesionalizmi është elementi që kërkohet më shumë sesa asnjë gjë tjetër. Harta dixhitale ka nevojë për ekspertë të rinj. Duhen ekspertë dhe jo militant partie. Unë iu bëj thirrje publike që të afroheni pranë ZRPP dhe të aplikoni në 400 vendet e lira të punës që janë aktualisht. Kjo është një zyrë shumë profesionale. Procesi i dixhitalizimit të hartës kërkon profesionistë. Presim aplikimet tuaja. Kemi nevojë për më shumë burime njerëzore. Duhen burime njerëzore të mirëtrajnuar? tha Manjani.

Share This Video


Download

  
Report form