I gjithë territori i Shqipërisë do të pasqyrohet në një hartë dixhitale në formatin 3D. lajmi për këtë është dhënë nga ministrja e inovacionit e cila po ashtu kla thënë se kjo lloj harte do ti shërbejë të gjitha institucioneve në vend.
Shqipëria do të ketë së shpejti një hartë dixhitale 3D në ndërtime e mjedis falë fotografimit nga ajri. Ministrja e inovacionit Milena Harito teksa ka ndjekur nga afër fazën e ytë të procesit të hartave dixhitale 3D në aeroportin e Rinasit tha se tashmë avionet janë paisur më të gjitha aparaturat për fotografimin.
Hartat e reja dixhitale do ti shërbejnë një sërë institucionesh në vend pasi menjëherë sapo të punohen ato do ti vihen në dispozicion këtyre institucioneve.
Fotografimi ka nisur me zonat urbane, ku kane përfunduar 1100 km katror, faza e dyte e zonave rurale. Investimi kap shifrën e 290 milionë lekeve dhe kryhet nga kompania gjermane ?Hansa Lufbild?.