A1 Report - PD: Harta e Shqipërisë me ngjyrën e drogës, me lejen e Edi Ramës

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar për situatën e kultivimit të kanabisit në vend. Sipas deputetit Genti Strazimiri, harta e Shqipërisë është mbuluar me ngjyrën e drogës e kjo sipas tij po ndodh me bekimin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm pasi ky fenomen është kthyer në biznes për trafikantët e lidhur me qeverinë.

?Është fakt tronditës përhapja masive e kultivimit të drogës në Shqipëri. Muajt e fundit kanabisi ka leshuar rrënjë në gjithë territorin e vendit. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, harta e Shqipërisë po merr ngjyrën e drogës. Kjo është një fatkeqësi për shqiptarët, burim krimi e rrënimi, por është një biznes që po sjell fitime marramendëse për trafikantët e lidhur me qeverinë?, u shpreh Strazimiri.

Sipas deputetit të PD-së asnjëherë më parë nuk ka ndodhur pushtimi masiv i vendit nga kanabisi siç po ndodh gjatë qeverisë së majtë.

?Fakti është se kultivimi masiv në çdo cep të vendit ndodh me bekimin e qeverisë, me lejimin e këtij biznesi kriminal për kapot e lidhur me mazhorancën. Bie ne sy veçanërisht lulëzimi i madh i drogës në territoret e bashkitë ku kanë marrë pushtetin trafikantët e njohur, si në Krujë, Tepelenë, Malësi e Madhe?, nënvizoi Strazimiri.

Share This Video


Download

  
Report form